Një studim ka gjetur se ata të cilët bëjnë më shumë se tetë orë gjumë gjatë natës rrezikohen nga verbërimi.Duket se të flesh më shumë se tetë orë ndikon që të dëmtohet shikimi, për shkak se gjumi i tepërt çon në një degjenerim makular, thuhet sipas një hulumtimi.
Ata të cilët flenë edhe më gjatë janë gjithashtu shtatë herë më të rrezikuar nga një fazë më e avancuar e këtij problemi.
Degjenerimi makular është një sëmundje e cila gradualisht shkatërron shikimin e kthjellët. Ky kusht është shkaktar i humbjes së shikimit tek shumë njerëz.
Ky lloj degjenerimi e bënë leximin nga afër dhe vozitjen shumë të vështirë. Hulumtimi nga doktori Rahul Khurana nga Kalifornia, u vërtetua pasi ai analizoi disa pacientë me dhe pa këtë sëmundje.
Ata të cilët e kishin këtë gjendje treguan se kishin fjetur më shumë se tetë orë gjatë natës.