DYLON

Bëjeni këtë veprim sapo të zgjoheni

Avatar photo Redaksia

Njerëzit që kanë mungesë të vetëbesimit, duhet ta bëjnë një veprim sapo të zgjohen në mëngjes, thotë një psikologe. Një psikologe nga Harvardi, Amy Cuddy, ka një këshillë të thjeshtë për njerëzit që dëshirojnë të kenë më shumë vetëbesim. Ajo thotë se gjuha e trupit ka ndikim të madh në vetëbesim dhe sukses, qoftë në punë apo shkollim. Çfarë duhet të bëni sipas saj? Sapo të zgjoheni në mëngjes, qëndroni në këmbë, të hapura dhe me duar në ije për disa minuta, pasi që kjo do t’i lirojë nivelet e hormoneve në tru, dhe do t’ju bëjë të ndjeheni më të fuqishëm, me më shumë vetëbesim dhe më pak të stresuar gjatë ditës. Ky veprim është i domosdoshëm sidomos për femrat, thotë Dr. Cuddy. Kështu, nëse ndjeheni keq dhe me stres kur zgjoheni në mëngjes, ky pozicion i trupit premton t’ju ndihmojë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.