Gjumi i mjaftueshëm dhe kualitativ është një ndihmesë shtesë, krahas ushqimit dhe fitnesit, te personat të cilët përpiqen të rikthejnë peshën normale trupore.
Hulumtimet amerikane kanë treguar se personat të cilët mbajnë dietë dhe të cilët kanë fjetur mjaftueshëm gjatë natës, humbin dyfish më shumë kilogramë në krahasim me ata të cilët kanë fjetur pak.
Studimet po ashtu zbulojnë se problemet me gjumë shtojnë nivelin e hormonit grelin, i cili shkakton ndjenjën e urisë.
Autorët e studimit rekomandojnë personat të cilat janë në dietë t’i kushtojnë rëndësi kohës dhe kualitetit të gjumit për të arritur sukses në qëllimet e tyre.