Në një kohë kur shoqëria njerëzore po zhvillohet me hapa gjigantë, njerëzit gjithmonë e më shumë ia ‘vjedhin’ vetes me dhjetëra orë gjumë. Në fakt, duket se ne nuk e dimë rëndësinë e vërtetë të gjumit.
Gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin endokrin dhe metabolizmin, që ndikojnë direkt në gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjisë. Gjumi gjithashtu ka rëndësi për rritjen e qelizave, rëndësia e të cilave është e pamohueshme.
Gjumi ka efekt direkt në funksionimin e rregullt të trurit, në aftësinë e përqendrimit dhe të ruajtjes së memories. Na bën më elastik kur kemi të bëjmë me vendimmarrjen dhe gjykimin. Gjumi gjithashtu rrit aftësitë motorike dhe reaksionin.
Por, sa duhet të flemë për të qenë të shëndetshëm? Njeriu në gjumë dhe për një gjumë sa më të shëndetshëm duhet të kalojë katër cikle të cilat janë përafërsisht nga dy orë dhe më pas është faza e çlodhjes në gjumë. Gjithsej, njeriut të rritur i duhen tetë orë gjumë të pastër për të mbajtur organizmin të shëndetshëm.