Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Në rastin tjetër, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 174 km/h (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thonë në Policinë e Kosovës. /2LONLINE/