Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me autobus, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor Gjilan Prishtinë.
“Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar në adresën zyrtare të policisë për çka jemi falënderues ndaj mediave për ndihmën e ofruar. Policia, e ka ftuar vozitësin, në stacionin policor në Gjilan dhe ai njoftohet për kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët dh mediat që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’, thotë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/