Stacioni Policor në Kamenicë në pikën e kontrolli të automjeteve në fshatin Hodonoc, ka hasur në një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i rregulluar me shenjë të trafikut.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, tri (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/