Gjobitet drejtuesi i veturës me targa të Serbisë që nuk vendosi stikersa në targa
“Falë bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve-mediave, identifikohet vetura me targa të Serbisë që nuk vendos stikersa në targa.
Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse.
“Policia edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm”, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/