Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 874 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Përndryshe, nga Policia e Kosovës është thënë se po vazhdojnë me punën e tyre pasi zbatimi i masave anti COVID-19, vazhdon të mbetet prioritet i Policisë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar me Policinë dhe njëherësh vazhdon të apelojë për respektim të masave, të cilat ndikojnë në parandalim të përhapjes së pandemisë.
Përndryshe, referuar të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 104.196 raste nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.140 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 545 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.972 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.084. /2LONLINE.com/