Në raportet ditore të policisë, janë bërë të rëndomta, statistikat ditore me mijëra tiketa trafiku të shqiptuara, që tregojnë për kundërvajtësit e përditshëm, të cilët po bien ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
A po kryejnë gjobat punë, varet se cili është “targeti” i policisë, “arka” apo “ndërgjegjësimi”. por se ajo që mund të thuhet sigurt, po vazhdojnë kundërvajtjet dhe po vazhdon lirshëm edhe dora e policit, të shkruaj tiketa gjobitëse dhe vetëm të premten kemi pasur 2 mijë e 367 gjoba të shqiptuara, transmeton 2LONLINE.com.
Përndryshe, Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije edhe për 47 aksidente trafiku, 24 me lëndime dhe 23 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 23 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/