Policia në Komunën e Kamenicës është duke vazhduar monitorimin e situatës në terren për respektimin e rregullave anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas policisë për periudhën kohore 18.01.2021-24.01.2021, javën që lamë pas janë shqiptuar gjithsej 64 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë sipas ligjit: LIGJI NR. 07/L-006 – PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
-63 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtjen e maskës, me gjobë prej 35 euro.
-1 tiketë është shqiptuar për organizim të aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, me gjobë prej 200 euro dhe ndalimin e aktivitetit.
Policia dhe Institucionet Komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe zbatojnë masat anticovid në mënyrë që të mos pasojnë gjobat. /2LONLINE.com/