Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar dy shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 211 përkatësisht 191 km/h, njofton Policia e Kosovës.
Të njëjtit janë gjobitur me nga 300€, 3 pikë negative dhe nga 3 muaj ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. /2LONLINE/