Gjinekologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e anesteziologëve, kanë kryer një operacion të rrallë të karcinomës së dyanshme të ovareve, Stadi II, tek një paciente e moshës 38 vjeçare.
Ky është njëri ndër tumoret malinjë më të shpeshta të gjinisë femërore, e që nëse identifikohet me kohë, suksesi përmes operacionit është shumë më i lartë. Pacientja do të vazhdojë edhe për disa ditë trajtimin në këtë klinikë. /2LONLINE.com/