DYLON

Ndahet nga jeta Shaqir Zymberi, zyrtar i Gjendjes Civile në Gjilan

Ndahet nga jeta Shaqir Zymberi, zyrtar i Gjendjes Civile në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ka ndërrua jetë, Shaqir Zymberi, zyrtar i Gjendjes Civile në Gjilan. Lajmi për vdekjen e tij është bërë me dije nga Drejtori i Administratës së Përgjithshme të Gjilanit, Bardhyl Syla, përmes profilit të tij në Facebook.

“Sa i rëndë ishte lajmi kur u njoftuam për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, zyrtarit të Gjendjes Civile, Shaqir Zymberi.

EkoHigjiena

Komuna e Gjilanit. sot humbi një zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite.

Në emër tim dhe në emër të Drejtorisë për Administratë e Përgjithshme, i shprehi ngushëllime familjes së tij,  zyrtarëve komunal dhe të gjithë shokëve e miqve të tjerë të të ndjerit.

 Do ta përkujtojmë gjithmonë. U prehtë i qetë!”, ka shkruar në profilin e tij, Drejtori Bardhyl Syla. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.