Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” çdo ditë e më tepër po pasurohet me teknologji nga më e reja edhe atë në shërbim të procesit mësimor. Kështu falë bashkëpunimit që ka kjo shkollë me Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, ky gjimnaz është pajisur me pesë kamera (skenerë) të tipit L-12, që do të vihen në shërbim gjatë procesit mësimor.
Ky donacion, të cilin në mënyrë solemne ia ka dorëzuar Sami Hoxha, drejtor i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdni” për drejtorin Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u vlerësua si tejet i mirëseardhur për rritjen e cilësisë në arsim.
Ndryshe, donacioni është siguruar nga pjesëtarë të familjes Behluli, që jetojnë e punojnë në Zvicër, një familje, e cila edhe më herët i ka dalë në ndihmë arsimit në Gjilan. Reshat Behluli, sekretar në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” është pjesëtar i kësaj familje, i cili është shquar për punën e tij të palodhshme me dekada të tëra, duke qenë shembull, gjë për të cilën ishte shpërblyer disa herë.
Për çfarë shërbejnë këto kamera:
Këto kamera janë projektuar posaçërisht për të përmbushur kërkesat e mësuesve në klasë. Janë të lehta për t’u përdorur, fleksibile dhe të forta. Me kamerën me cilësi të lartë dhe zmadhimin e saj të jashtëzakonshëm, mësimdhënësi mund t’i paraqes të gjitha materialet e tija në një imazh të gjallë, real, nga afër. Zmadhimi 96x i mundëson të gjithëve në klasë të fokusohen në detajet më të vogla. Thjesht lidhet vizualizuesi ELMO me një projektor dhe brenda pak sekondash është gati – me ose pa PC.
Përveç kësaj, L-12 mund të funksionojë si një aparat fotografik UVC (klasa video USB). Kjo lejon një integrim të lehtë në sisteme të tjera prezantimi si tabelat e bardha interaktive. Mundësi të pafundme jo vetëm për shkollat por për çdo institucion publik apo privat që zgjedh ta përdorë atë. Me gjithnjë e më shumë kompani që përdorin vizualizues për prezantimet e tyre, L12id është zgjidhja ideale e vizualizuesit. /2LONLINE/