Sot në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, me një ceremoni rasti është bërë inaugurimin i Qendrës për Karrierë dhe Ndërmarrësi dhe atë në kuadër të programit “Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt” -ASSET, i cili financohet nga USAID-i Amerikan.
Me këtë rast i pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre ishte kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, i cili ndër tjerash falënderoj programin ASSET dhe USAID-in Amerikan që kanë mundësuar që në komunën e Vitisë të hapët kjo qendër.
Sipas tij, ky program është shumë e rëndësishëm pasi që me këtë arrihet që nxënësit vitias të jenë më të përgatitur për tregun e punës. Ndërkaq Joshua Mike-drejtor i zyres ekonomike në USAID, u shpreh tejet i kënaqur me realizimin e këtij programi, që ka për qëllim shkathtësit në teknologji.
Ai theksoi se programi është shumë i rëndësishëm, ndërkaq finalizimi i këtij projekti po bëhet pikërisht sot në Ditën ndërkombëtare të vajzave-11 Tetorin.
Në fund u bë demonstrimi i pajisjeve nga nxënësit në veçanti nga vajzat. Fillimisht këtë qendër e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.
Për kontributin e dhënë në mbështetje në fushën e arsimit, në emër të Institucioneve Komunale, kryesuesi i KK-së Naim Pira i ndau një mirënjohje poërfaqësuesit të USAID-it Joshua Mike.