(2L ONLINE) –Skuadra e Gjilanit nuk arrin të mbahet deri në fundin e ndeshjes duke pranuar gol në çastet e fundit të saj për t’u kthyer me vetëm një pikë nga Rahoveci. Ndeshja u zhvillua në kushte jo të mira të fushës shkaku i reshjeve të mëdha të cilat u ndalën pak pasi filloi takimi. Gjithsesi kjo do ishte pengesë për futbollistët në fushë që gjatë fraksionit të parë nuk është se bënë diç më shumë se disa gjysmë raste për pushuar portierët për gjatë 45 minutave.
Pjesa e dytë i sjell golat
Për dallim prej pjesë së parë e dyta ishte më energjike, me raste të shumta të cilat prodhuan edhe dy gola, nga një në secilën portë. Deri sa nikoqirët shpërdoruan mundësinë për të kaluar në epërsi përmes Hamid Mullabazi, udhëtuesit realizuan përmes Ridvan Eminit. Një harkim nga këndi për gjilanasit në minutën e 70-të, solli ‘‘rendimentet’’ e pritura pasi ishte Emini ai që u gjet më së miri pranë zonës duke dërguar topin drejt rrjetës për ti zhbllokuar shifrat, (0:1).
Minutat e mbetur të ndeshjes vendasit e Rahovecit i shfrytëzuan për të bërë trysni drejt portës së Afrim Ajdinit dhe për ta gjetur golin e barazimit krejt në minutat e fundit. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit dhe dukej se gjilanasit do të riktheheshin me ‘’rrush’’ të plotë nga Rahoveci në skenë doli zëvendësuesi Egzon Nezaj që qëllon me kokë portën e Ajdinit për ta sjellë baraspeshën, (1:1)
Në fund të ndeshjes, futbollistët e Gjilanit u deshtë të kënaqen me një pikë që i ngrit ata në kuotën e 10 soshëve duke e mbajtur në frontin e klasifikimit.
Rahoveci – Gjilani 1:1 (0:0)
Stadiumi i Qytetit në Rahovec
Shikues rreth 1000
Shënues: Nezaj 90’ – Emini 70’
Gjyqtarë: Besnik Sejdiu, Nuhi Hysenaj, Selman Reqica
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/