/2L ONLINE/ – Skuadra e Gjilanit ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi, kësaj here duke mundur KF Drenica me rezultat 2 me 0. Ky ballafaqim, në kuadër të javës së katërt në Vala Superligën e Kosovës në futboll, u zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit, e ku skuadrës gjilanase, i mjaftoi pjesë loja e parë për të shënuar dy herë dhe për t’i ndalë të tria pikët në Gjilan. Në fakt Gjilanit i mjaftuan katër minutat e intervalit kohor nga minuta e 26 deri në atë të 29-të për të tundur portën e kundërshtarit.
Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Berat Ahmeti në minutën e 26-të, si dhe Betim Haxhimusa në minutën e 29-të të pjesës së parë. Përndryshe, minutat tjerë të pjesës së parë is dhe pjesëloja e dytë nuk solli ndonjë ndërrim në rezultat. Gjilani me këtë fitore për momentin kapi pozitë ne dytë në tabelën e klasifikimit me 9 pikë të grumbulluara sa ka edhe Prishtina e para, kundërshtari i radhës, por ajo ka në disponim edhe takimin e xhiros së katërtë, para se të ballafaqohet me Gjilanit.
Përndryshe, takimi Prishtina – Gjilani luhet në Prishtinë.
Ndërkohë, skuadra tjetër gjilanase KF Drita takimin e zhvillon të dielën në Prizren ku do të ballafaqohet me skuadrën e Lirisë. /2L ONLINE/