(2L ONLINE) – Komuna e Gjilanit ka përfituar rreth 900 topa futbolli, të cilët do t’i përdorin nxënësit e lëndës së edukatës fizike në shkollat fillore dhe të mesme. Këtë projekt e kanë financiar organizatat IRD-SSF, e përkrahur edhe nga Banka Private për Biznes.
Me këtë rast, drejtori i Arsimit Nazmi Musa ka falënderuar organizatat e sipërpërmendura për donacionet, duke thënë se me këtë do të përfitojnë nxënësit dhe profesorët e edukatës fizike në shkollat e Gjilanit.
Projekti me moton “Top për të gjithë – top edhe për ty” është realizuar në mbarë Kosovën, që simbolizon shëndetin më të mirë për nxënësit, ku janë shpërndarë mbi 22 mijë topa futbolli. /2L ONLINE/