Vetëvendosje sa vjen e mobilizohet për ditën e fitores së madhe të 22 tetorit. Në të katër anët e Gjilanit dhe fshatrave të kësaj komune, të rinj e të reja kanë filluar takimet e shumta me qytetarë.
Krahas kësaj po organizohen tubime në të cilat po shpalosen 20 zotimet e Vetëvendosjes dhe të kryetarit të ardhshëm, Sami Kurteshi për zhvillim ekonomik, arsim sa më cilësor, kulturë të institucionalizuar, transparencë publike. Krahas këtyre VV-ja zotohet se do të ket ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët, kanalizime, trotuare dhe kujdes të veçantë për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Gjilanasit tashmë janë bindur për qeverisjen e keqe, korrupsionin galopant dhe sidomos premtimet e kota dhe paushalle që po bënë Lutfi Haziri i LDK-së së vjetër. Premtimet e kota të Hazirit nuk janë të parat, por sigurisht do të jenë të fundit. Të tilla gënjeshtra e manipulime alla lutjanqe do të marrin fund më 22 tetor.
Me qeverisjen e Vetëvendosjes gjilanasve do t’iu rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur dhe zhvillimi ekonomik. VV-ja nuk gënjen, as nuk mashtron, por punon e zotohet me mendje dhe me zemër për një Gjilan krejt ndryshe!
Vetëvendosje, Qendra në Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje