Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara.
Gjatë ditë, sot është bërë rrënimi i një muri në rrugën “Motrat Qiriazi” e lagjes “Rruga e Prishtinës”, ku muri është ndërtuar në rrugën publike të paraparë me planin detal urban si rrugë publike, pronë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.
Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të rrënohen të gjitha ndërtimet që janë bërë në pronën publike, derisa uzurpatorët do të përballen me pasojat që dalin nga ligjet në fuqi.