SC Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi në kuadër të javës së pestë në Superligë. Gjilanasit ishin më të vendosur në fitore, të cilët mposhtën Ballkanin 1:0.
Derisa, pjesa e parë u mbyll me barazim dhe me lojë thuajse të barabartë e me aksione të pakonkretizuara, pjesa e dytë solli adrenalinë të vërtetë sportive.
Kjo pasi, përvec lojës dhe kërkimit të golit, ndeshja u shoqërua me tensione dhe dëshirë për golin e fitores.
E golin e parë të takimit e realizoi Gjilani me anë të Gerhard Progni në fillim të pjesës së dytë, minuta e 47-të.
Përkundër mundësive për të realizuar golin e barazimit, Ballkani nuk arriti të menaxhoj situatën në fushë dhe loja i doli nga kontrolla.
Gol nuk shënoi as Gjilani për ta dyfishuar rezultatin dhe qetësuar tifozët në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Deri në fund të takimit vazhduan presionet e të dyja skuadrave, ndërsa trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq.
Më këtë fitore, Gjilani merr kreun e tabelës me 12 pikë, dy më shumë se Drita që pas barazimit me Llapin mbetet në pozitën e dytë me 10 pikë.