DYLON

Llapi dhe Drita ndajnë pikët, derbi mbyllet me barazim

Llapi dhe Drita ndajnë pikët, derbi mbyllet me barazim
Avatar photo Elife Sherifi

Në kuadër të javës së pestë në Podujevë u zhvillua ndeshja derbi mes Llapit dhe Dritës, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Kastriot Selmanit, i cili realizoi gol të hershëm për Llapin në minutën e pestë.

Me epërsi të Llapit përfundoi edhe pjesa e parë e takimit, përkundër rasteve të të dyja skuadrave për të shënuar gol.

EkoHigjiena

E gjithë loja, por sidomos pjesa e dytë u karakterizua nga tensione në fushë dhe dëshirë të pandalur për të realizuar gol.

Sa njëra skuadër sa tjera provonin në forma të ndryshme, me shkëputje, kundërsulme, lojë taktike e të shpejtë, por portat mbetën të pa prekura deri në dhjetë minutat e fundit te takimit.

Në minutën e 50-të, Liridon Leci solli shkëlqimin e Dritës, duke kthyer rezultatin dhe barazuar shifrat në 1:1.

Po zhvillohej minuta e 87-të, kur Gilberto Fortunado kaloi Dritën në epërsi për 1:2.

Teksa, të gjithë po e prisnin vërshkëllimën e fundit, futbollistët e Llapit nuk u zbrapsën dhe në minurën 90+, rezultatin e riktheu, Behar Maliqi për 2:2.