Gjilani ka bërë hap të rëndësishëm në javën e parafundit të kampionatit, në ndeshjen kundër Lirisë.
‘Të kuqtë’ kanë triumfuar bindshëm ndaj Lirisë me rezultat 4:0 me një lojë dominuese nga vendasit.
Golat për gjilanasit i shënuar Fiton Hajdari, Ansi Nika dhe dy të tjerë i rikthyeri Keita Razak. Me këtë fitore Gjilani fiton shpresë për t’i ikur zonës së barazhit në luftën për mbijetesë.
Në kuadër të javës së fundit të Ipko Superligës, Gjilani udhëton drejt Ferizajt për tu përballur me Ferizajin, i cili matematikisht i ka ikur barazhit.