• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Samuraji i fundit I LDK-së, Lutfi Haziri!

Redaksia 2LONLINE 16 Maj, 2019 6 min
 Samuraji i fundit I LDK-së, Lutfi Haziri!

Pas shpalljes së zgjedhjeve të LDK-së dhe shpalljes eventuale të kandidaturave, pritet një kthesë sa interesante aq edhe dramatike në LDK.

Shkruan: Nexhat Hajrullahu

Që nga vdekja e liderit të saj historik-Dr. Ibrahim Rugova, pas ndarjes në kuvendin e gjashtë, ai kuvendi famëkeq i karrigeve, siç preferojnë ta quajnë kundërshtarët politikë të saj, LDK asnjëherë nuk arriti të këndellet dhe të mbledh copëzat e saj.

Në nivel lokal dhe në nivel komunash, këtë ia arriti ta bëjë Lutfi Haziri, i cili bashkoi të gjitha këta copëza dhe nga rënia drastike në 7000 vota në 2007 në Gjilan, arriti të fitojë 20000 vota, që pak a shumë i afrohet numrit të votave në kohën e LDK-së së Ibrahim Rugovës së vitit 2000, kur edhe kishte më pak parti në skenën politike.

Padyshim se sfidë e madhe e lidershipit të LDK-së është kthimi i frymës rugoviane dhe bashkimi i këtyre copëzave të shkapërderdhura të saj.

Arritja e një konsensusi eventual për një kandidat, ndoshta edhe është shpëtimi i vetëm i LDK-së, në momentet që po kalon partia dhe Kosova gjithashtu. Në parim kjo mund edhe të konsiderohet jodemokratike për një parti si LDK, momenti i saj historik për një kthesë, ndoshta edhe mund t’i lejojë këtë lloj shkeljeje të butë të demokracisë së brendshme, për hir të konsolidimit të saj.

Kosova vërtetë është e rrezikuar nga një udhëheqje dhe qeveri e stilit të cubave, andaj është përgjegjësi kombëtare dhe institucionale e LDK-së të ngritët edhe një herë dhe të bëjë kthesën e madhe. Në qoftë se mund të arrihej një konsensus rreth një kandidati dhe një platforme të përbashkët, LDK mund ta shpëtojë vetveten, dhe duke shpëtuar vetveten, besoj se do ta ketë kapitalin politik dhe intelektual për ta shpëtuar Kosovën.

E kuptoj se mund të konsiderohem lokalist në këtë rast, por përparësi të madhe ka padyshim lideri i pakontestuar i Anamoravës Lutfi Haziri, i cili gëzon një përkrahje të madhe regjionale dhe të përgjithshme, i cili edhe do te mund ta krijonte dallimin ndaj konkurrentëve brenda partiakë dhe të jashtëm.

LDK ka bërë kthesa disa herë që nga themelimi i saj, ku kthesën historike padyshim se e kishte bërë me themelimin e saj dhe shqelmin e fundit të dhënë ndaj komunizmit dhe bashkim-vllazërimit artificial dhe të rrejshëm më 1989.

Kthesën e dytë e bëri pas kthimit të Dr. Rugovës nga egzili i dhunshëm dhe fitorja plebishitare e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare më 2000 dhe 2001.

Kthesën e fundit dhe vendimtare duhet ta bëjë tani, duke u bashkuar drejt një ideali rugovian për një shtet të zhvilluar, demokratik, pa krim dhe zhvatje, ashtu siç e kishte projektuar dhe kishte punuar për sendërtimin e tij, lideri historik Dr. Ibrahim Rugova. LDK duhet të gjejë forcën që të konsolidohet dhe të ndërtojë partneritete, në mënyrë të kujdesshme me parti që dëshmojnë se duan një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja.

Fatkeqësisht, sot shteti i ynë i dashur udhëhiqet nga një qeveri e pa denjë dhe e pa aftë për të krijuar projekte zhvillimore dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. Rasti i fundit kur koalicioni PAN, ku grupimi i ashtuquajtur i partive të dala nga lufta ka degraduar deri në atë masë, sa për të dëshmuar paaftësitë e tyre dhe mungesën e vullnetit për të përmirësuar gjendjen e rënduar në të gjitha sferat.

Keqpërdorimet me paranë publike dhe tendencat e vazhdueshme për manipulime me lista të veteranëve, falimentimi i PTK-Valës, privatizimi kriminal i KEK-ut dhe afera të tjera, janë kambanë alarmi se ky degradim nuk guxon të lejohet më tutje të vazhdojë.

Andaj një LDK e fortë dhe e konsoliduar është në interes të Kosovës, por një LDK në të cilën do të krijohet hapësirë e mjaftueshme për intelektualët, të rejat dhe të rinjtë e dëshmuar me dije dhe kompetencë profesionale dhe gatishmëri për marrje të përgjegjësive.

Në qoftë se LDK arrin këtë objektiv, sigurisht se mund edhe të shpresojmë për ditë më të mira për Kosovën tonë të shumëvuajtur, për të cilën duhet të japim gjithçka që mos të kthehemi mbrapa dhe mos të shkelim mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve duke abuzuar dhe duke e mbytur të tashmen dhe të ardhmen e saj. Dashuria ndaj vendit kërkon gjithmonë sakrifica, dhe kjo dashuri edhe dëshmohet përmes veprimeve konkrete në të gjitha kohërat, ku duke u bazuar në vlerat dhe aftësitë e gjithsecilit, askush nuk mund të fshehët nga dështimet dhe sukseset e veta, pasi që tanimë i është dhënë hapësira, rasti dhe mundësia për t’ia parë marifetin këtyre liderëve demagogë dhe të dëmshëm për shtetin dhe perspektivën e vendit.

Pastrimi i skenës politike, duhet të vijë edhe nga proceset e brendshme të partive të tjera, por asnjëra nga to nuk ka dëshmuar demokraci të brendshme në nivelin e LDK-së, dhe kjo është pengesë për katarsisin e tyre, duke i hequr nga skena figurat e tyre të kontestuara dhe të përfolura për përfshirje në afera kriminale dhe korruptive.

LDK ka gjithashtu edhe të mirat edhe mëkatet e saj historike, ku koalicionet me krahun e luftës në të dyja rastet e kanë komprometuar skajshmërisht. Ka ardhur koha që i ashtuquajturi krah i luftës të largohet nga pushteti, të pastrohet brenda vetvetës me figura të reja dhe të pastërta, dhe të ndryshojë edhe pamja e skenës politike duke e ndalur degradimin e mëtejshëm dhe manipulimn e me vlerat e luftës dhe angazhimeve historike kombëtare.

Ai i cili edhe kthesën, që unë e quaj edhe samurajin e fundit për fitoren e LDK-së në nivel vendi mund ta bënte realitet, konsideroj se është Lutfi Haziri si lider, por së bashku me figurat emblematike që i bëjnë nder frymës rugoviane dhe kthesës përfundimtare të partisë si një akademi politike –LDK-së.

Etiketa:aktuale LDK Lutfi Haziri Nexhat Hajrullahu Opinion samuraj
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Sport

Kamenica, vendin e dytë në turnirin e organizuar nga Asociacioni i Komunave

3 Korrik, 2022
Info+

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave

3 Korrik, 2022
Gjilan

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Reflektim socilogjik: Politikani (burri) i luftës dhe ai i paqes

3 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com