Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka shpërndarë ueb-aplikacionin për mësim elektronik në 17 shkolla të komunës, si fazë e parë e zbatimit të këtij projekti.
Drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, ka kërkuar nga mësimdhënësit që në afat sa më të shpejtë kohor të furnizohen me të dhëna nxënësit, në mënyrë që t’iu mundësohet mësimi nga distanca, në kohën kur është ndërprerë mësimi në shkolla.
“Duke respektuar strukturat drejtuese të IP dhe duke falënderuar secilin mësimëdhënës veç e veç për gatishmërinë e treguar për të ofruar mbështetje në kohë #Covid-19, për nxënësit tanë të cilët janë objektivi ynë final i përbashkët, andaj, kërkojmë nga Ju që në një afat të shpejtë kohor të furnizoni me të dhëna sistemin sipas niveleve dhe lëndëve përkatëse në mënyrë që nxënësve t’iu mundësohet marrja e informatave sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Gagica.
Ky është ueb-aplikacioni i Gjilanit për mësim elektronik – www.mesojmengashtepia.com