Drejtori i Drejtorisë së Arsimit ne komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, prej 2-6 mars e shpall javën e barazisë gjinore nëpër të gjitha shkollat e komunës.
Gagica njofton se kjo iniciativë bëhet nw bashkëpunim me Komitetin për Barazi Gjinore, Komitetin e Arsimit dhe Zyrën Rajonale te OSBE-së në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 marsin.
Gagica thekson se Drejtoria Komunale e Arsimit e mirëpret këtë aktivitet ngase, jo vetëm që bën sensibilizimin e gjeneratave të reja për rolin e gruas në histori, por edhe e ngrit kulturën e debatimit për barazine gjinore nëpër shkolla, gjë e cila kërkohet edhe me Ligjin për Barazi Gjinore.
Për më tepër, Gagica njofton se ky projekt eshtë organizuar edhe ne vitin 2019 dhe duke e parë si të suksesshem, do të organizohet në vazhdimësi me qëllim që temat e rëndësishme si kjo të jenë pjesë e edukimit dhe arsimit brenda orëve të edukatës qytetare dhe të historisë.