Në kuadër të javës së 32-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll, SC Gjilani ka shënuar fitore bindëse në udhëtim duke e mundur skuadrën vendëse Ulpianën, 0 – 4.
Gerhard Progni realizoi tre gola, në minutat 36-të, 44-të e 72-të, derisa me një gol kontribuoi edhe Blerim Krasniqi në minutën e 65-të.
Këto tri pikë ia mundësojnë skuadrës së Gjilanit që për momentin të pozicionohet në pozitën e dytë të tabelës me 58 pikë. /2LONLINE/