Gjilani në ballafaqim me Malishevën kishte hyrë si favoritë për të fituar ndeshjen, por gjithçka ndryshoi kur ekipi mysafir nëpërmjet Hasan Hysenit, kur lojtari mysafir nga një pozitë ballore ia doli që të mposhtë Koliqin.
Pas golit të pranuar Gjilani me të gjitha forcat u sul në sulm, bile edhe shënoi njëherë, por me motivacion se ishte pozitë jashtë loje VAR-i ia anuloi Gjilanit një gol.
Në kohën shtesë, megjithatë Gerhard Progni ia doli që me një gol nga largësia ta barazojë rezultatin, kurse për të qenë edhe më keq për Malishevën, pikërisht në lojën shtesë lojtari i tyre Muhamet Hyseni u ndëshkua me karton të kuq dhe ekipi nga Gjilani, që udhëhiqet nga Ismet Munishi e që sot ishte në tribuna mbeti me shpresë se në pjesën e dytë do të shënojë.
Me një lojtarë më shumë në fushë, Gjilani pati topin në pronësi, por pa ia dalë që të krijojë ndonjë rast të mirë shënimi.
Harkimet e lojtarëve të Gjilanit ose përfundonin larg ose jashtë vijës fundore e sulmuesit nuk po shërbeheshin si e sa duhet.
Krejt kjo ndodhi deri në minutën 78, kur pas një harkimi të bukur, Keita Razak qëlloi saktë topin me kokë dhe e dërgoi në këndin e poshtëm të majtë të portierit të Malishevës, Flamur Gashi, për rezultatin 2:1.
Në minutën 81, pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, Razak Keita qëlloi topin me kokë, por portieri i Malishevës arriti që të dëboj topin e topin e dëbuar në rrjetë e futi Dabiqaj për rezultatin 3:1. /2LONLIN/