Në Komunën e Gjilanit sot është shënuar 23 prilli Dita Botërore e Librit, ku për dallim nga përvjetorët e mëhershëm, këtë vit shkrimtarët janë takuar me lexuesit për të bashkëbiseduar në për librin dhe rreth librit sot e ndër vite.
Sabit Rrustemi në këtë takim me lexuesit në Bibliotekën Regjionale të Gjilanit, ka thënë se fokusi për librin ka shënuar ndryshim ndërvitesh, megjithse lexuesi është shumë besnik dhe vazhdimisht Biblioteka e Gjilanit është përplot me lexues të rinjë.
Ai me lexuesit në këtë bibliotekë ka thënë se 23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Gjilan dhe të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i autorëve, publicistëve, shkrimtarëve dhe lexuesve të të gjitha moshave.
Për ndryshe, nga të dhënat që ka Biblioteka, drejtori Qazim Azizi, ka konfirmuar se duke respektuar masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19 Biblioteka ka punuar dhe ka dhënë shërbimet e saja, ndërsa interesimi siç ka thënë ai është jashtëzakonisht i madh për librat në përgjithësi prej lexuesve të rinjë të moshave të vogëla e deri te studentë. /2LONLINE.com/