(2L ONLINE) – Sot nga ora 16: 00, në Teatrin e qytetit të Gjilanit do të mbahet Akademia Përkujtimore për 70 vjetorin e “Masakrës së Gjilanit”1944/45. Kreu i Komunës së Gjilanti Lutfi Haziri ka thënë se Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore në shënim të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, ku i ekzekutuan mbi 8000 qytetarë.
“Gjilani i kujton me dhembje dhe respekton gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe heronjvë të mëdhënj si: Mulla Idriz Gjilanit, Idriz Seferi, Agim Ramadani etj., të cilët sumblimojnë dhe bashkojnë mijëra viktima e dëshmorë të Anamoravës”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, Akademia nis me intonimin e Himnit Kombëtar nga Kori i Shkollës së Muzikës, pastaj do të jetë fjala e kryetarit të Komunës Lutfi Haziri për ët kaluar me kumtesat që do të referohen në Akademinë për 70 vjetorin e Masakrës së Gjilanit:
1. Prof. dr. Fehmi Rexhepi
Tema: Pasojat e Luftës së Dytë Botërore për shqiptarët në përgjithësi dhe Gjilanin në veçanti
2. Mr. Aliriza Selmani
Tema: Masakrat e njësive partizane të UNÇJ-së (Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë) në Gjilan
3. MA. Blerim Haziri
Tema: Sulmi në Gjilan dhe pasojat e tij
4. Prof. Reshat Ramadani
Tema: Vështrim në shtatëdhjetë vjetorin e masakrës së Gjilanit 1944/45
5. Mr. Naim Musliu
Tema: Masakrat e njësive të UNÇJ-së (Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë) në Anamoravë
Pënrdryshe, do të ketë edhe pika te muzikës klasike (shkolla e muzikës –Gjilan). /2L ONLINE/