Komisioni komunal për përzgjedhjen e punimeve për shtatoren e Idriz Seferit dhe busteve të heronjëve kombëtar, ka bërë publike vlerësimet profesionale të punimeve që ishin konkurrente për këto figura të shquara të historisë kombëtare.
Nën mbështetjen e plotë të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, komisioni ka punuar i pavarur dhe këto punime në bashkëpunim edhe me autorët e përzgjedhur do të derdhen në bronz për t’u vendosur në pika të ndryshme në qytetin e Gjilanit.
Në zyrën e tij, ku edhe janë të ekspozuara punimet e shumëta të autistëve konkurrentë, kryetari Haziri, ka thënë se gjithçka është përcjellë me një punë shumë të madhe që ka bërë komisioni në fjalë dhe këto vepra që do të skaliten në bronz do të kenë vendin e merituar në qytetin e Gjilanit.
“E falënderoj shumë komisionin për punën e tyre të pavarur dhe profesionale. Shpresoj që pas ditës së sotme, t’i dimë edhe autorët e këtyre shifrave fituese. Do të kërkoj që ky komision të vazhdoj ta mbikëqyrë implementimin sepse këto do të punohen nga fillimi dhe do të skaliten në bronz dhe të mos e humbin karakterin, por të pasurohen. Këto vepra do ta pasqyrojnë historinë dhe të kaluaren e Gjilanit, të cilën e kemi kombinuar edhe me historinë më të re. Do të vazhdojmë të punojmë që ta sjellim shtatoren e Mulla Idriz Gjilanit dhe heronjve tjerë”, tha Haziri.
“Ndërsa kryetari I këtij komisioni, Ragip Ramadani, ka thënë se në bazë të konkursit komisioni ka pranuar punimet e pesë autorëve për shtatoren e Idriz Seferit dhe punimet e katër autorëve për bustet e heronjëve; Halim Orana, Muharrem Ibrahimi, Xhavit Ahmeti, Esat Berisha dhe Reshat Ymeri.
“Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë artistët e Republikës së Kosovës, i koduar me shifra konkurruese dhe komisioni në bazë të shifrave ka shpallur fitues kandidatin me shifrën 2211, për shtatoren e Idriz Seferit, kurse për bustet është vlerësuar kandidati me shifrën 2000”, tha Ramadani.
Ndryshe, ky komision i formuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është në përbërje: Ragip Ramadanit, kryetar dhe Nagip Berisha, Qamil Llapashtica e Muhamed Aliu, anëtarë.
Komisioni njëzëri ka thënë se përzgjedhjen e këtyre punimeve e ka bërë në mënyrë profesionale duke vlerësuar punimet që janë më afër vlerave artistike sipas konkursit publik.