Pas një pauze prej dy javësh për shkak të lojërave të zhvilluara të kombëtareve, Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me ndeshjet e javës së pestë.
Gjatë ditës së sotme në program për t’u zhvilluar janë tri ndeshje, duke përfshirë ato të dy skuadrave gjilanase, FC Drita dhe SC Gjilani, që bëjnë gara në elitë.
Drita udhëton në Lipjan ku do të ballafaqohet me skuadrën e Fushë Kosovës, ndërsa Gjilani do të jetë nikoqir i skuadrës së Malishevës, që aktualisht është liderë në tabelë të klasifikimit.
Ndërsa, në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Feronikeli ’74 pret në shtëpi skuadrën e Llapit.
Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 15:00. /2LONLINE/