Sport Club “Gjilani” ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2019/20 përmes një kolazhi të fotografive me tri fanellat e klubit. Kapiteni, Ylber Kastrati, mesfushori Muhamet Useini dhe sulmuesi Bedri Greca i prezantuan fanellat e reja.
Fanella e parë dhe e dytë vazhdon të jetë ajo me ngjyrat tradicionale, kuq dhe bardh, ndërsa njëra nga to do të jetë e zeze me të kuqe.
Gjilanasit kanë ndërruar kompaninë e veshjeve, teksa kanë arritur marrëveshje me markën spanjolle të veshjeve “Joma” për të paktën një edicion.