/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka pranuar një veturë të tipit “Toyota” të përdorur, donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Me të pranuar donacionin, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e UNMIK-ut, duke thënë se do t’i dalë ndihmë zyrtarëve të administratës komunale për t’i realizuar punët në mënyrë sa më të suksesshme. Haziri tha se edhe kjo veturë, sikurse edhe tjerat, do të shfrytëzohet racionalisht dhe do të përdoret vetëm kur është e domosdoshme. /2L ONLINE/