SC Gjilani as në javën e tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, nuk e gjeti rrugën e fitores. Për më tepër, pas dy barazimeve të para, me Llapin e Ballkanin, në këtë javë Gjilani pësoi humbje nga Dukagjini.
Skuadra gjilanase ishte ajo që erdhi e para në epërsi me një gjuajtje të lirë të Edison Kqikut (9’), e devijuar nga Albion Pllana, derisa Dukagjini barazoi rezultatin me golin e Met Millakut (30’) dhe me golin e Altin Mërlakut nga penalltia (49’), që doli të ishte goli i fitores.
Në javën e katërt, SC Gjilani sërish është skuadër mysafire ku do të ballafaqohet me Suharekën dhe do të jetë një mundësi e mirë për ta gjetur rrugën e fitores. /2LONLINE/