Sot janë zhvilluar ndeshjet tjera të xhiros së 18-të, të Superligës së Kosovës në futboll, ku ndër tjerash, në Gjilan, skuadra nikoqire, SC Gjilani ka pësuar humbje nga Ballkani me rezultat 0 – 3.
Kështu, skuadra gjilanase e ka përmbyllur me humbje këtë stinor, por se kur jemi te tabela e klasifikimit, kuq e bardhët, që përkrahen nga “Skifterat”, kanë pozicion të mirë, aktualisht ky ekip radhitet e treta në tabelë, me 27 pikë të grumbulluara nga 7 fitore e 6 barazime, transmeton Portali 2LONLINE.com
Prishtina, që ka një pikë më pak, por edhe një ndeshje të pazhvilluar, në rast të fitores mund ta zhvendos edhe për një pozicion skuadrën gjilaanase.
Sido që të jetë, ky pozicion është i mirë, për një skuadër, e cila pati hallin e saj që e përcolli deri në fund të këtij stinori, prej se në korrik të këtij viti, presidenti i klubit dhe kryesia dhanë dorëheqje.
Përndryshe, Ballkani, që është kampion në fuqi, doli fitues nga ky ballafaqim me skuadrën gjilaanse duke e mundur me rezultat 3:0, me dy gola të Ermal Krasniqit (67’ e 90’) dhe një gol të Bajram Jashanicës (37’).
Në dy ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Trepça’89 – Prishtina 0 – 3
Malisheva 0 Llapi 0 – 0. /2LONLINE/