Sport Club “Gjilani”, nuk ka arritur ta vazhdojë tutje rrugëtimin e tij në garën evropiane të futbollit, Europa Ligë, pasi nuk arrit t’i bëjë ballë skuadrës qipriote, Apoel FC, ndonëse edhe asaj iu deshën plotë 120 minuta lojë, që të vije deri te fitorja, përkundër që llogaritej skuadër favorite.
Gjilanasit luajtën mirë, por jo mjaftueshëm për të marr rezultat pozitiv në fund, pasi u mposhtën me rezultatin 0- 2. Në fakt loja e rregullt përfundoi pa gola, por në vazhdime, lojtarët e Apoel-it u treguan më të mirë e më të shkathët dhe realizuan dy herë, përmes Efrem (102’) dhe Ndongala (116”). për të kaluar tutje, derisa Gjilani eliminohet nga Europa Liga, transmeton 2LONLINE.com.
Apoeli humbi edhe një penalti. Atë nuk e realizoi Suleiman (78’).
Përndryshe, ishte ky ballafaqim në kuadër të raundit të parë në UEFA Europa Ligë, pasi paraprakisht Gjilani kishte shënuar fitore në fazën preleminare duke mposhtur skuadrën nga San Marino, Tre Penne. /2LONLINE.com/