DYLON

Diplomojnë inxhinierët e fluturimit të FSK-së

Diplomojnë inxhinierët e fluturimit të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë, nënoficerët e FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi kanë përfunduar me sukses të lartë studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin “Inxhinierë të Fluturimit”.

Studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.

Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së.Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.