Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në muajin gusht do të organizohet një mbrëmje humanitare për ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta, përkatësisht atyre me sindromin Down, autizëm etj.
Kjo u bë e ditur sot gjatë vizitës që nënkryetari Rexhep Kadriu e realizoi në qendrën e kujdesit ditor “Pema”, i cili shoqërohej edhe nga bashkatdhetarja që jetonn në Zvicër, Jetmira Avdili, e cila ka nisur një aksion “10 franga për një botë më të mirë”.
“Së bashku me bashkatdhetaren tonë Jetmira Avdili dhe Herolinda Avdili Rexhepi e vizituam këtë qendër dhe ia konfirmuam qendrës “Pema” iniciativën e kryetarit Haziri për realizimin e mbrëmjes humanitare, e cila do ta organizohet në fillim të gushtit. Këta fëmijë kanë nevojë për trajtim ditor dhe kjo qendër do të funksionalizohet. Kjo mbrëmje besojmë që do të jetë shumë e suksesshme sepse gjilanasit e kanë dëshmuar se janë njerëz soliar në vazhdimësi. Komuna e ka mbështetur këtë qendër sivjet me 10 mijë euro”, tha Kadriu.
Nënkryetari Kadriu ka falënderuar bashkatdhetaren Jetmira Avdili për inicitivëne saj solidare për grumbullimin e mjeteve për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Kam vendosur që këtë aksion ta filloj prej Gjilanit sepse unë vij prej kësaj komune, e kam mbështetëse të madhe motrën, Herolindën, kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë gjilanasit. Unë shpresoj që të mbledhim sa më shumë mjete dhe t’i dalim në ndihmë fëmijëve që kanë nevojë”, ka thënë në fjalëne saj Jetmira Avdili.
Drejtoresha ekzekutive e qendrës “Pema”, Liridona Zogaj, ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe bashkatdhetaren Jetmira Avdili për inicitivën për ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të integrohen në shoqëri.
Përndryshe, kjo është mbrëmja e dytë humanitare që do të organizohet me iniciativë të Lutfi Hazirit, pas asaj “Pak nga ne, shumë për ata” në tetorin e vitit 2014, nga e cila janë ndërtuar 43 shtëpi për familjet në nevojë, janë renovuar 40 të tjera, përderisa janë po u paguhet qira 40 familjeve në nevojë.