SC Gjilani ka triumfuar me përmbysje përballë Feronikelit në udhëtim (2-1) dhe tani merr kreun e tabelës i vetëm.
Ndeshja derbi e javës së dhjetë në Superligë u zhvillua në Drenas mes Feronikelit dhe SC Gjilanit. Derisa, pjesa e parë përfundoi barazim pa gola, pjesa e dytë solli dramë të vërtetë.
Përderisa, Gjilanit iu mohua një penallti në pjesën e parë, gjilanasit u ndëshkuan me pesë karton të verdhë.
Në anën tjetër, vendasit shënuan të parët me anë të Da Silvas. Megjithatë, SC Gjilani tregoi fytyrën e vërtetë, duke përmbysur rezultatin në 1:2.
Ishin dy qendërmbrojtëit Franc Veliu dhe Ylber Kastrati që e bënë të pavlefshëm golin e Jean Da Silva Cariocës. Duhet theksuar faktin se mysafirët protestuan ashpër për një situatë në fundin e pjesës së parë, me ç’rast kërkuan penalti.