Gjilani dhe Besa do ta diskutojnë Superligën në ndeshjen e barazhit të 30 majit. Për këtë sfidë jetike gjilanasit po përgatiten maksimalisht.
Pas një dite pushimi ku shtabi teknik kishte caktuar për futbollistët e Gjilanit, ata sot i janë ritkhyer punës, ku po stërvitin për duelin vendimtar të sezonit, atë kundër skuadrës pejane të Besës.
Stërvitja e drejtuar nga Mezani zgjati rreth dy orë. Ushtrimet përfshinin vrapim të lehtë dhe ushtrime fizike të caktuara nga shtabi teknik për futbollistët e skuadrës.
Vlen të theksohet se atmosfera brenda kampit kuq e bardhë është mjaft pozitive dhe futbollistët kanë vijuar në përpikmëri, përgadtijet e fundit para duelit final të këtij edicioni.
Gjilani edhe ditën e nesërme do t’i vijoj stërvijtet e rregullta për përgaditjen sa më të mirë për sfidën kundër Besës.