Gjilani ka nisur fazën përgatitore në mëngjesin e së hënës (1 Korrik) për edicionin 2019/20, teksa të pranishëm ishin edhe futbollistet e sapo ardhur në këtë afat kalimtar.
Mes një atmosfere pozitive futbollistët e Gjilanit dhe prurjet e reja, patën mundësinë që sot në grumbullimin e parë të njoftohen nga afër me bashkëlojtarët e tyre, me të cilët startojnë një rrugëtim të ri me Gjilanin.
Ne seancën stërvitore i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit Florim Zuka, i cili përshëndeti të gjithë futbollistët dhe ju uroj mirëseardhje futbollistëve të rinjë të Gjilanit.
“Seanca stërvitore e cila ishte dhe e para, ishte kryesisht e lehtë dhe ajo filloi me një vrapim të lehtë, si nxemje për futbollistët.Numri një i shtabit teknik, Gentjan Mezani, së bashku me ndihmësin e tijë Alban Hyseni dhe trajnerin e portierëve Afrim Ajdini, në programin e stërvitjes së sotme kishin planifikuar edhe disa ushtrime tjera fizike dhe disa teknike, ku në vazhdimin e stërvitjet futbollistët punuan me top.
Në seancën e sotme stërvitore prezent ishin të gjithë futbollistët e skuadrës, ku nga sot ata do të vijojnë punën së bashku me shtabin teknik të skuadrës, për përgaditje sa më të mirë për edicionin e ri garues në Ipko Superligë”, thuhet nder te tjera ne njoftimin zyrtar te klubit.
Gjilani përgaditjet do ti vijoj edhe ditën e nesërme, të cilat janë të planifikuara të mbahen në orarin e njejtë