Javën e ardhshme SC Gjilani do të fillojë përgatitjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll,
Shtabi teknik i skuadrës, në krye me trajnerin e ekipit, Gentjan Mezani, kanë caktuar të hënën e datës 1 korrik si ditën e parë grumbulluese të futbollistëve, për fillimin e përgatitjeve parasezonale.
Në këtë stërvitje, por edhe të tjerat në ditët vijuese do të jenë prezentë edhe prurjet e reja dhe futbollistët që Gjilani i ka transferuar në afatin kalimtar të verës.
“Skuadra fillimisht përgatitjet do ti startoj në qytetin e Gjilanit, ku pas disa javëve ato do të zhvendosen jashtë Kosovës dhe me kohë do ju informojmë për vendin e vazhdimit të përgatitjeve”.
“Përveç futbollistëve të cilët kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin, përgaditjeve do ti bashkëngjiten edhe lojtarët e transferuar së fundmi në skuadrën tonë”.
“Fillimi i fazës përgatitore e gjen skuadrën në tranzicion, ku po punohet ne mjaft dinamizëm për komponimin dhe ndërtimin e një baze të fortë të futbollistëve, e që po synohet një ekip konkurrues në gjitha aspektet për edicionet e ardhshme”.
“Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po kryen përgatitjet përfundimtare për një start sa me të mirë të mundshëm të përgatitjeve dhe të ju krijohen kushtet maksimale për punë futbollistëve”.
“Shtabi teknik i skuadrës, në plan programin e fazës përgatitore parasezonale ka paraparë edhe disa ndeshje kontrolluese, ku me kohë do ju informojmë për detaje të tjera për fazën parasezonale, e cila starton me fazën e parë këtë të hëne”, shkruan faqja zyrtare e klubit.