Komuna e Gjilanit ka filluar sot ndërtimin e trotuareve në lagjen Dardania, kosto e të cilave është asfro gjysmë milioni euro.
Në fillimin e punimeve ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça.
Nënkryetari Ismajli tha me këtë rast se ndjehet jashtëzakonisht mirë që ky projekt ka filuar të implementohet, e që do të ndikojë në qarkullimin sa më të mirë të qytetarëve atje.
Ismajli ka njoftuar, se përpos këtij projekti të rëndësishëm, Komuna e Gjilanit po vazhdon me investimet e mëdha në kuadër të katërshes së madhe infrastrukturore, në qytet dhe fshatra, përkatësisht në ndërtim të rrugëve, trotuareve, ndërtim të sistemit të ujësjellësit, kanalizimit e ndriçimit.