Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka filluar sot mbjelljen e dymijë luleve në kampusin e shkollave të mesme.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, i cili së bashku me stafin dhe personelin e këtyre shkollave po e realizojnë këtë aktivitet, tha se mbjellja e 2 mijë luleve po bëhet në kuadër të aksionit të kryetarit Haziri për gjelbërimin e Gjilanit.
Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përpos dhjetëra aktiviteteve për mbjellje të luleve e drunjve dekorativ në disa lokalitete, ka nënshkruar javë me parë marrëveshje mirëkuptimi me nëntë kompani private për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.