(2L ONLINE) – kreu i Komunës s ëGjilanit Lutfi HAziri ka thënë se Gjilani në rrugë të mbarë për bashkëpunim ndër-komunal. Ai ka spikatur pozitën e Gjilanit në raport me Komunat tjera dhe synimet për zhvillim të mëtutjeshëm në aspektin e bashkëpunimit.
“Përmes granteve të BE-së mund të tërheqim investime kryesisht në infrastrukturën ndër-komunale dhe pse jo edhe ndër-shtetërore”, ka thënë Haziri, për të bërë të ditur se Gjilani ka qenë pjesë e GJPKT – së dhe se javën e ardhshme do të udhëton në Bruksel ku do të takon përfaqësues të zyrave kryesore duke dashur që t’i japin Gjilanit dimension të bashkëpunimit ndërkufitarë.
“GJPKT – ja si mikro-regjion europian i ka 17 Komuna dhe do të punojmë që të zgjerojmë këtë por po ashtu do të punojmë që ta bëjmë mikro-regjionin më funksional, jo vetëm në bashkëpunim me sektorë të vegjël por në bashkëpunim në infrastrukturë që është qëllimi kryesor, dhe përmes fondeve të BE-së edhe në projekte kapitale”, ka thënë Haziri. /2L ONLINE/