“Brenda katër muajve të përballjes me COVID19, Gjilani ka shënuar 285 raste pozitive, 155 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa fatkeqësisht 4 pacientë kanë ndërruar jetë. 15 pacientë pozitivë po trajtohen ne Repartin e Infektives në Gjilan, 4 në Prishtinë dhe të tjerët janë në shtëpi”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Sipas tij, janë në pritje rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia.
“Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë. Apeloj për kujdes dhe lutem që të shërohen sa më shpejt të infektuarit në hospitalizim apo vetizolim. Kujdesu për vete e familjen”, ka thënë i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. /2LONLINE.com/