(2L ONLINE) – Me rastin e shtjellimit të krijimtarisë letrare të shkrimtarit Prend Buzhala, në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, 2014, edicioni i pestë, Komuna e Gjilanit, me inicimin e Ars Clubit “Beqir Musliu” e, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, e nderoi me një Plaketë, për vlerësimin dhe afirmimin e veprave të shkrimtarëve gjilanas, përmes monografive letrare për Ali Huruglicën, Mirko Gashin, Ramadan Mehmetin dhe Beqir Musliun ( kjo e fundit – ende dorëshkrim) si dhe për dhjetëra shkrime tjera kkritike, të publikuara nëpër shtypin e përditshëm dhe atë letrar që del në Kosovë, të përfshira njëkohësisht edhe në 18 librat e tij me vështrime kritike.
Në emër të Komunës së Gjilanit, Plaketën ia dha z. Bujar Haziri, drejtor i DKRS-së, duke e përgëzuar njëherish këtë krijues të palodhshëm për gjithë angazhimin e deritashëm krijues dhe, duke e inkurajuar edhe për vepra tjera .
Shkrimtari Prend Buzhala, duke u falënderuar, tha mes tjerash se, falë lirisë së Kosovës, fitova dhe unë lirinë time për të shkruar e botuar dhe, këtë punë po e bëj me shumë dashuri./2L ONLINE/