Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komaninë Regjionale të Ujit Hidromorava, ka ndarë sot 200 mijë euro për hapjen e puseve të reja.
Lajmi u bë i ditur pas takimit te Tast Forcës për Menaxhimin e Thatësisë, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ndërkaq ka marrë pjesë edhe drejtori KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Alban Ramushi dhe zyrtarë të tjerë.
Kryetari Lutfi Haziri ka thënë se si pasojë e thatësisë, gjendja me furnizim ë ujit të pijshëm vazhdon të jetë emergjente, derisa ka apeluar qytetarët që ta kursejnë ujin maksimalisht.
“Përndryshe, në mungesë reshjeve mund të mbyllet përkohësisht furnizimi nga Penda e Përlepnicës shkaku i ndotjes”, tha Haziri.
Drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, tha se do të vazhdojë reduktimi i ujit, 14 orë në ditë, derisa tha pohoi se zgjidhja e përkohshme është hapja e puseve tek kazerma e FSK dhe në lagjen Fidanishte.
Aktualisht, Gjilani po furnizohet nga Penda e Përlepnicës, nga burimi Guri Hoxhës, te Baja dhe në Velekincë.
Komuna e Gjilanit dhe Kompania Hidromroava kanë kërkuar nga Këshillit Ndërministror për Menaxhimin e Thatësisë që të ndërhyjnë me mjete financiare për të zbutur gjendjen e furnizimit të ujit të pijshëm.
Përndryshe, në kuadër të këtij projekti emergjent, Komuna e Gjilanit ka ndar 140 mijë euro, ndërkaq KRU Hidromorava 60 mijë.